Parlamenti i Irakut ka miratuar një projektligj që penalizon marrëdhëniet e të njëjtit seks me burgim nga 10 deri në 15 vjet.

Personat transgjinorë gjithashtu mund të dërgohen në burg nga një deri në tre vjet sipas ligjit të ri.

Mbështetësit e ndryshimeve thonë se ato do të ndihmojnë në ruajtjen e vlerave fetare në vend. Grupet e të drejtave thonë se ato janë një tjetër pikë e zezë në të dhënat e Irakut të shkeljeve ndaj personave LGBT.

Ata që promovojnë homoseksualitetin ose prostitucionin, mjekët që kryejnë operacione të ndryshimit të gjinisë, burrat që sillen “qëllimisht” si gra dhe ata që merren me “këmbimin e grave” gjithashtu do të përballen me dënime me burg sipas legjislacionit të ri.

Një draft i mëparshëm i projekt-ligjit, një ndryshim në një ligj kundër prostitucionit që u miratua në fund të viteve 1980 kishte propozuar dënimin me vdekje për marrëdhëniet e të njëjtit seks. Megjithatë, kjo u ndryshua pasi u përball me kundërshtimin e SHBA-së dhe vendeve të tjera perëndimore.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb