Rusia raportohet se thuajse ka harxhuar gjithë furnizimin e saj me dronë të prodhuar nga Irani që i ka përdorur për të shkaktuar sulme në Ukrainë, sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes.

Që nga 10 tetori, Rusia ka nisur gjashtë sulme masive ajrore kundër rrjetit energjetik të Ukrainës dhe infrastrukturës tjetër, dhe ka përdorur mjetet ajrore pa pilot (UAV) për të mposhtur mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe për të goditur thellë në territorin e Kievit.

Analistët ushtarakë besojnë se Moska ka përdorur dronët për të kompensuar mungesën e raketave, pasi ka kryer mijëra sulme në të gjithë Ukrainën që kur Vladimir Putin filloi pushtimin brutal të vendit më 24 shkurt, por tanimë, pas kryerjes së qindra sulmeve me dronët ‘vetëvrasës’ të prodhuar nga Irani, Shahed-136, Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se furnizimi me dronet UAV i Rusisë është drejt fundit.

Në përditësimin e saj të mërkurën, Ministria tha gjithashtu se duke synuar objektivat ushtarakë me dronët, si dhe rrjetin energjetik të Ukrainës, komandantët rusë tani duket se po i japin përparësi objekteve mjekësore si objektiva të reja për të dëmtuar më shumë Ukrainën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: