Vdekja e Mahsa Amini ishte për shkak të një sëmundjeje dhe nuk u shkaktua nga rrahjet. Kjo u mbështet nga raporti mjekësor pas autopsisë së kryer në Teheran mbi trupin e gruas së re iraniane të arrestuar për mosmbajtjen e duhur të mbulesës.

Komandantët ushtarakë dhe drejtuesit e policisë në Iran rinovuan besnikërinë e tyre ndaj liderit suprem Ali Khamenei përmes një deklarate të përbashkët, disa ditë pasi Udhëheqësi Suprem vlerësoi ushtrinë dhe zbatimin e ligjit për frenimin e protestave tre javore, për Mahsa Amini.

Khamenei tha se të rinjtë që morën pjesë në demonstrata “duhet të ndëshkohen për t’u bërë të vetëdijshëm për faktet” dhe akuzoi SHBA-në dhe Izraelin për planifikimin e demonstratave, të cilat u shtypën me dhunë.

“Fjalët e tua ishin një paralajmërim ndaj krerëve të rebelimit dhe krerëve të tyre të huajt, përfshirë kriminelët amerikanë, regjimin e rremë sionist, regjimin saudit dhe perandorinë mediatike të arrogancës globale”, thuhet në deklaratën e përbashkët të forcave të armatosura iraniane.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas Organizatës së Mjekësisë Ligjore iraniane, vdekja e Mahsa Amini nuk u shkaktua nga goditjet në kokë dhe organet vitale “, por lidhet me “operimin për një tumor të trurit të pësuar në moshën 8 vjeçare”, thuhet në raportin e publikuar nga TV shtetëror, por drejtësia iraniane mohoi dje vdekjen e 16/vjeçares Sarina Ismailzadeh: Amnesty International dhe organizata të tjera akuzojnë policinë se e ka shkaktuar vdekjen e saj me “goditje me shkop në kokë”, sipas asaj që deklaroi prokurori i Alborz, Hossein Fazli Harikandi, i cituar nga Mizan online, megjithatë vajza do të ishte vetvrarë”.

Sarina, thotë magjistrati, do të ishte hedhur nga dritarja e një pallati jo shumë larg shtëpisë së gjyshes së saj, që ndodhet në lagjen Azimieh, pak para mesnatës së 24 shtatorit. Në një video të postuar në Mizan, shihet nëna e Sarina Ismailzadeh, e cila thotë se vajza e saj “nuk ka lidhje” me demonstratat. Drejtësia e Republikës Islamike dy ditë më parë mohoi gjithashtu çdo lidhje mes vdekjes së një adoleshenti tjetër, Nika Shakarami dhe protestave.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb