Ushtria e Iranit mohoi “kategorikisht” sonte se kishte nisur një sulm ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe , të cilat më parë thanë se kishin aktivizuar sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore për të dytën ditë radhazi për të kapur raketa dhe dronë të lëshuar nga Teherani.

“Forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit nuk kanë kryer asnjë operacion, me raketa ose dronë, kundër Emirateve të Bashkuara Arabe në ditët e fundit”, tha zëdhënësi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura, Khattam Al-Anbiya , sipas televizionit shtetëror.

“Nëse do të kishim ndërmarrë një veprim të tillë, do ta kishim njoftuar qartë. Prandaj, raporti i Ministrisë së Mbrojtjes së atij vendi mohohet kategorikisht dhe është plotësisht i pabazuar”, këmbënguli zëdhënësi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb