SIRI – Një seri shpërthimesh të fuqishme janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e al-Aish, në jug të Alepos, në veri të Sirisë.

Sipas mediave shtetërore siriane, shpërthimi i parë u dëgjua pranë qytetit, ndërsa më pas u raportuan edhe disa shpërthime të tjera.

A massive explosion at an ammo depot in Aleppo, Syria occurred earlier, with the Syrian government saying the explosion was due to an accident. At the time of writing, all reports that the Israelis conducted a strike on the depot are false. https://t.co/QW7wIT61Zu

— OSINTdefender (@sentdefender) September 20, 2026

Kreu i operacioneve të Mbrojtjes Civile në Alepo, Faisal Mohammad Ali, deklaroi për rrjetin publik **Al-Ikhbariya** se shpërthimet po vazhdonin në zonë.

Sipas tij, situata e rrezikshme ka penguar ambulancat dhe ekipet e shpëtimit që të hyjnë menjëherë në zonën e prekur.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e viktimave apo të plagosurve. Gjithashtu, autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkakun e shpërthimeve.

Incidenti i fundit vjen në një periudhë kur Siria është përballur me disa shpërthime të rënda gjatë muajit shtator. Të premten, 11 persona humbën jetën pas një shpërthimi me shkaqe ende të paqarta në një strukturë ushtarake në Deir Ezzor.

Më 9 shtator, një shpërthim në një depo armësh të Ministrisë së Mbrojtjes në provincën Idlib shkaktoi 14 viktima dhe 11 të plagosur. Ndërsa rreth dhjetë ditë më parë, në të njëjtën zonë, pesë persona u vranë nga shpërthimi i një automjeti që transportonte municione.

Autoritetet siriane vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimeve të fundit dhe nëse ato kanë lidhje me incidentet e mëparshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: