Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur përmes një postimi në Truth Social se Irani sapo ka informuar palën amerikane se ndodhet “në një gjendje kolapsi”.
Ai shtoi se Teherani kërkon që SHBA “të hapë Ngushticën e Hormuzit sa më shpejt të jetë e mundur”, ndërkohë që ata “përpiqen të gjejnë çfarë do bëjnë me situatën e lidershipit të tyre.
Trump shtoi se sa i përket kësaj të fundit, beson se Irani do të jetë në gjendje të vendosë mbi të ardhmen e lidershipit të vet.
“Irani sapo na ka informuar se është në një “Gjendje Kolapsi”. Ata duan që ne ta “hapim Ngushticën e Hormuzit” sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa përpiqen të kuptojnë situatën e tyre të lidershipit (gjë që besoj se do të jenë në gjendje ta bëjnë!). Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkroi Trump.
