Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj Iranit, për publikimin e detajeve të marrëveshjes së arritur mes Teheranit dhe Uashingtonit zyrtar.
Trump deklaron se ajo çfarë është publikuar është një “Fake News” dhe patetike pasi nuk ka të bëjë me të vërtetën.
Po ashtu presidenti Trump dënoi sulmin me dron të Iranit ndaj anijeve indiane në Hormuz.

“Kushtet që Irani zbuloi, janë lajme të rreme, nuk kanë të bëjnë me kushtet për të cilat u ra dakord, me shkrim. Ajo që thanë ata, përfshirë deklaratën e tyre të dobët dhe patetike për arritjen e një marrëveshjeje, nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën. Njerëz shumë të pandershëm për të pasur të bëjmë me ta. Me ta, nuk ka gjë të tillë si të bësh marrëveshje me mirëbesim. E çuditshme! Gjithashtu, sulmi i tyre me dron i refuzuar plotësisht mbrëmë kundër anijeve indiane që po largoheshin nga ngushtica e Hormuzit është plotësisht i papranueshëm”, shkroi Trump.

Sipas raportimeve të gazetës libaneze Al-Akhbar, e afërt me Hezbollahun, dafti i marrëveshjes parashikon ndërprerjen e plotë të operacioneve ushtarake izraelite në territorin e Libanit, si dhe tërheqjen e forcave izraelite nga zonat që aktualisht kontrollohen në jug të vendit.
Më herët agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA, tha se administrimi i ardhshëm i Ngushticës së Hormuzit do të zgjidhet si “një çështje rajonale përmes dialogut dhe vendimmarrjes së përbashkët midis Teheranit dhe Omanit”.
IRNA raportoi se Uashingtoni zotohet të mos rrisë forcat e tij të armatosura në rajon dhe të mos vendosë sanksione të reja gjatë negociatave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb