Filmi “The Iron Caw” me Zac Efron është filmi i preferuar i Adelës për vitin e kaluar. Efron ka bërë një postim në Instagram në të cilin shihet Adele duke treguar se filmi i saj i preferuar për vitin 2023 është ‘The Iron Claw’.

“Natyrisht që ka shumë filma të mrekullueshëm, por nëse nuk e keni parë, “Iron Claw” ishte filmi im i preferuar i vitit ”, tha këngëtarja.
“ Nuk e di nëse shumë prej jush e kanë parë. Është një familje shumë e famshme amerikane e mundjes ”, vazhdoi Adele.

“Maestro ishte i mrekullueshëm. Ata ishin të gjithë të mrekullueshëm”, shtoi këngëtarja, duke iu referuar filmave të tjerë që do të dilnin në vitin 2023. “Më ka mahnitur Zac Efron në ‘The Iron Claw’ dhe në fund kam qarë për dy orë. Kështu që filmi im i preferuar i vitit është “Iron Claw “.

Efron luan si Kevin Von Erich në film, i cili tregon historinë e “ngritjes dhe rënies së familjes Von Erich, një dinasti e mundjes që ka pasur një ndikim të madh në sport nga vitet 1960 deri në ditët e sotme”, sipas shënimit zyrtar për filmin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb