PD akuzon qeverinë se nuk po ndërmerr masa për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimit të karburanteve, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit.

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi shprehet përmes një reagimi se vendet fqinje kanë ulur taksa dhe tarifa për të zbutur ndikimin në ekonomi, si pasojë e luftës në Iran.

Këlliçi thotë se Edi Rama po mbron Belinda Ballukun dhe jo qytetarët të cilët preken direkt nga rritja e çmimit të karburantit në vend ku pritet që 1 litër naftë të kapë shifrën 2 mijë lekë.

650379516 1488774842609381 127172832730689717 N
650379516 1488774842609381 127172832730689717 N

Reagimi
Qeveritë në rajon mbrojnë qytetarët nga rritja e çmimit të karburanteve, Edi Rama mbron Belinda Ballukun!
Siç raportohet në media qeveritë në gjithë rajonin tonë kanë marrë masa konkrete për të mbrojtur qytetarët e tyre nga rritja e çmimit të karburanteve për shkak të ngjarjeve në Iran. Dhe rezulton se qytetarët në rajon, nuk janë prekur në ekonominë e tyre.
Tek ne, qeveria nuk ka bërë asgjë dhe çmimi i naftës po arrin në 2 mijë lekë litri. Parashikimet e ekspertëve janë se do të shtrentohet edhe më shumë.
Ky nuk është rasti i parë ku Edi Rama nuk bën asgjë për të mbrojtur qytetarët. Kjo tanimë është një e vërtetë e njohur nga të gjithë. Ai është aty për të mbrojtur Belinda Ballukun dhe njerëzit e tij, jo qytetarët.
Sot, Shqipëria ka karburantin më të shtrenjtë në Europë, kjo krahasuar edhe me fuqinë blerëse.
Në vendet e rajonit, qeveritë kanë marrë masa të shpejta, kanë ulur akcizën dhe taksa e tarifa të tjera dhe jeta e qytetarëve vijon njësoj, e pacënuar nga zhvillimet në botë.
Edi Rama po ndryshon ligjet dhe po përdor fuqinë e kartonave për të mbrojtur veten e tij, për të mbrojtur aferat korruptive.
Kjo është diferenca.
Për këtë qytetarët duhet të thonë fjalën e tyre.
Nesër në orën 10:00 para Parlamentit është dita për të qendruar përballë krimit e korrupsionit, përballë padrejtësive.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb