TIRANE- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke marrë shkas nga vrasja në ish-Bllok, ku në ngjarje u përfshi komando Mavjol Bilo, tha se policë të forcave operacionale shërbejnë si bodyguardë të njërit krah.

Në një mesazh në faqen e ‘Facebook’-ut Manjani tha se personalitetet politike i ruan Garda e Republikës, anëtarë të së cilës vrasin veten rregullisht. Nga ana tjetër me ironi Manjani pohoi se kjo është Siguria Kombëtare sot ‘e rilindur’

REAGIMI I MANJANIT
Jemi shumë të sigurtë.
—————
Nga përplasja e të fortëve në publik duket qartë se:
1. Policë të forcave operacionale shërbejnë si bodyguardë të njërit krah…
2. Komandot anëtarë të forcave elitë, bash të NATO-s, janë bodyguardë të krahut tjetër..
Përplasje profesionale…
Ndërkohë personalitetet politike na i ruan Garda e Republikës, anëtarë të së cilës vrasin veten rregullisht. Ndoshta marrin me vete ç’u kanë parë sytë…
Ju të tjerët denonconi ndonjë krim po deshët…
Kjo është Siguria Kombëtare sot! E rilindur madje.
Apo edhe kjo është shpifjeeeeee….
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb