Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili është ndalur 15 kushtet që parlamenti Europian i ka vendosur për integrimin në Bashkimin Europian. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili nuk i ka kursyer ironitë, ndërsa shkruan se nuk janë kushte, por “sebepe”.

“Zilia ndaj Edit e verboi Europen prandaj edhe i vuri 15 kushte. Pika, qe derdhi goten e xhelozise se Europes ishte menaxhimi me i mire ne bote i Pandemise!?”, thotë Vasili mes të tjerash.

POSTIMI I PLOTË:
Mbeshtes Edi Ramen, “vertet” nuk ka 15 kushte!? Tani është e qartë që këto nuk jane kushte, por “sebepe”. Dihet edhe “kuzhina” ku u gatuan keto kushte. Zilia ndaj Edit e verboi Europen prandaj edhe i vuri 15 kushte. Pika, qe derdhi goten e xhelozise se Europes ishte menaxhimi me i mire ne bote i Pandemise!?
Europa s’ka kurajo te pranoje se Edi qeveris 10 here me mire se Gjermania dhe 50 here me mire se Italia.
Europa eshte verbuar nga zilia, qe Shqiperia funksionon shkelqyeshem pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate te larte.
Europa e meriton nje pergjigje per 15 “sebepet”, qe sajon bashke me “kuzhinen” ku sajohen.
Kenga eshte gati.
Kenga jua rregullon qejfin ketyre europianeve. Fët e fët 8 pikat behen 15 pika, i vihet emri edhe kuzhines dhe ja u be kenga. Kenga zgjidh gjithshka dhe ju tregon vendin “armiqve”.
Edi, per kollajllek, po ta nis edhe kengen, te tjerat i bitis vete ti s’ta kam merakun fare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: