KOSOVE- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Maqedoni, duke shprehur brengosjen e tij për dhunën që mëngjesin e sotëm u pa në Kumanovë, shkruan “INA”.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh brengosjen e thellë për dhunën që sot shpërtheu në Kumanovë të Maqedonisë. Besoj thellë se evitimi i dhunës është në dobi të të gjitha palëve dhe të stabilitetit në Maqedoni, për çfarë Kosova është shumë e interesuar”, është shprehur Mustafa.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb