Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo, duke folur për politikat e presidentit amerikan Donald Trump, me rikthimin e tij në krye të SHBA-ve, e cilësoi atë më shumë si një Biden plus sesa një version origjinal i vetes.

I ftuar në Log, ish-ambasadori Bimo tha se Trump premtoi fundin e luftës në Ukrainë, por ky premtim akoma nuk është realizuar.

“Qysh në mandatin e parë Trump ka thënë se do bëjë ca të dojë populli. Trump është disi ndryshe, reflekton atë shpirt që ekziston në elektoratin amerikan, sot i ngjan më shumë një Biden plus sesa një Trump original që premtoi në fushatë, dhe asjë s’po i del që ta bëjë, që nga çmimet që po rriten, ulja e interesave, mbyllja e luftës në Ukrainë”, tha ambasadori Roland Bimo në emisionin Log.

Roland Bimo: Ardhja në pushtet e Trump është reflektim i degjenerimit total të sistmeit politik në SHBA.

Prej 40-50 vitesh, skena politike e SHBA i ngjante mundësave që kanë një trajner apo 2 boksierë që kanë një trajner që cakton se ca do bëjnë gjatë ndeshjes. Është e njëjta gjë. Ca është bërë në politikën e brendshme e të jashtme.

Qysh në mandatin e parë Trump ka thënë se do bëjë ca të dojë populli. Trump është disi ndryshe, reflekton atë shpirt që ekziston në elektoratin amerikan, sot i ngjan më shumë një Biden plus sesa një Trump original që premtoi në fushatë, dhe asjë s’po i del që ta bëjë, që nga çmimet që po rriten, ulja e interesave, mbyllja e luftës në Ukrainë.

Një shkëndijë u desh, dosja Epstein, këtë dosje e kanë në dorë disa shtete që i bëjnë presion SHBA, të bëjë ato politika që duan të tjerë si Izraeli.

Pra a është Izraeli  pari apo SHBA, ky është problem i MAGA, (Make American great again), politika e Trump.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb