Nuk janë të paktë personazhet e Big Brother VIP që kanë gjetur hapësira në ekran pas daljes nga shtëpia e famshme. Edhe Qetsori, fituesi i Big Brother 2, u rikthye në sezonin e dytë të BBV për të përjetuar edhe një herë tjetër, pas shumë vitesh, të njëjtat ndjesi.

Ndërsa në sezonin e ri, për Qetsorin paska surpriza. Së bashku me moderatoren Nevina Shtylla, ai do të drejtojë një rubrikë të re çdo javë, në “E Diell”.

Nevina dhe Qetsori do të moderojnë “Të bëftë mirë”, një rubrikë gatimi në vende të ndryshme të Shqipërisë. Publiku do të shijojë nga ekrani pjatat tradicionale, por pa dyshim, nuk do të mungojnë informacionet dhe bisedat e këndshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb