E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Julia Ilirjani, ish-banorja e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP Albania”, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Çfarë mendon ajo për Eglën si lojtare?

Nëse ajo ka dalë me zarf të zi, nuk është më lojtare.

Po për faktin se ajo doli si e preferuara e publikut gjatë një televotimi të hapur?

Po e votuan, por nuk do të thotë se është e preferuar. Duan të shohin rrëmuja. Se nuk po e zgjedhin për fituese. Po e zgjedhin për të parë çudira.

E pyetur nga Eni Shehu se mbase çmimi i madh mund të shkojë për një çudi si Egla, ajo u shpreh: Epo mirë pra. Në qoftë se po këmbëngulni kaq shumë dhe po pyesni për njeriun me zarf të zi po ju them që në qoftë se Egla fiton edicionin e Big Brother VIP 3, atëherë populli shqiptar me fatkeqësi dhe me dhimbje meritonka të gjitha vuajtjet që ka se i dashka.

Si e komenton ajo zgjedhjen e Eglës për të nxjerrë në televotimin Heidin dhe Romeon, ku njëri prej tyre do të zgjidhej finalisti i parë?

Ajo ka bërë llogarinë e saj njëherë meqënëse flitet se është viti i një gruaje. Pastaj në qoftë se është viti prapë i një burri, atëherë për Eglën është më me interes të fitojë Romeo, sepse me vëllezërit ka punuar dhe ka interesa pune. Kaq. Edhe del mirë nga të gjitha anët.

Kush e fiton BBV sipas saj?

Nuk e di, por më vjen keq që nuk më duket viti i një gruaje akoma. Domethënë të paktën këto të dyja që e pretendojnë fort. Roza, Françeska do më pëlqenin të ishin këto të dyja në finale me të thënë të vërtetën në vend të dy pretendenteve (Eglës dhe Heidit).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: