Ish-deputeti Erion Piciri i cili pranoi mandatin e deputetit pasi ishte kandidat në 2017 me PD ka hequr dorë nga të gjitha përfitimet.

Piciri nuk do të marrë 25 milionë lekët e vjetra që i njihen si ish-deputet apo marrjen e 50% të pagës për 28 muaj.

Ai thekson se tashmë është më i liër dhe do të rikthehet në botën universitare kurse buxhetit të shtetit i ka lënë 100 milion lekë të vjetra për të ndihmuar të goditurit nga tërmeti, bizneset dhe të prekurit nga pandemia.

STATUSI NGA ERION PICIRI
MBYLLJA E NJË KAPITULLI, HAPJA E NJË TË RIU
Sot përmbylla marrëdhëniet me Kuvendin e Shqipërisë, me heqjen dorë nga përfitimet financiare prej 25 milion lekësh të vjetra, që ligji ua jep si shpërblim ish-deputetëve për një periudhë deri 3 vjeçare. I gjithë aktiviteti im pranë këtij institucioni ishte dhe mbeti vullnetar, duke i lënë buxhetit të shtetit mbi 100 milion lekë të vjetra për ndihmat e tërmetit, biznesit dhe pandemisë. Nga sot më i lirë, filloj të mendoj për rikthimin në botën universitare dhe angazhimeve të tjera në hapësirën publike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: