Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka marrë pjesë në Global Economic Roundtable, një forum ndërkombëtar ekonomik i mbajtur në Zyrih të Zvicrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hyseni shprehet se aktiviteti mblodhi biznesmenë, investitorë dhe liderë nga Shqipëria, Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të botës, ku u diskutuan zhvillimet më të rëndësishme gjeopolitike dhe ekonomike.

Një nga momentet kryesore të forumit, shton Hyseni ishte pjesëmarrja e Donald Trump Jr., i cili ishte i ftuar nderi i aktivitetit dhe ndau pikëpamjet e tij mbi zhvillimet gjeopolitike, investimet dhe ekonominë globale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas tij, diskutimet u fokusuan te lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, marrëdhëniet me Iranin, siguria energjetike, flukset ndërkombëtare të kapitalit, si dhe sfidat dhe mundësitë e reja të ekonomisë globale.

“Mirënjohës për mundësinë për të shkëmbyer ide, për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi dhe për të përfaqësuar me krenari komunitetin shqiptar në një forum të nivelit të lartë ndërkombëtar”, shkruan Hyseni në reagimin e tij.

Postimi
Ishte kënaqësi dhe nder të merrja pjesë në Global Economic Roundtable në Zyrih, Zvicër, së bashku me një grup të spikatur biznesmenësh, investitorësh dhe liderësh nga Shqipëria, Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të botës.
Në një periudhë kur zhvillimet gjeopolitike po ndikojnë drejtpërdrejt ekonominë globale, diskutimet u përqendruan në çështje me rëndësi strategjike, si lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet me Iranin, siguria energjetike, flukset ndërkombëtare të kapitalit, si dhe sfidat dhe mundësitë e reja të ekonomisë botërore.
Një nga momentet më të veçanta të forumit ishte pjesëmarrja e Donald Trump Jr., i ftuar nderi i aktivitetit, i cili ndau pikëpamjet e tij mbi zhvillimet gjeopolitike, investimet, ekonominë globale dhe rëndësinë e lidershipit në një botë gjithnjë e më komplekse dhe të ndërlidhur.
Mirënjohës për mundësinë për të shkëmbyer ide, për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi dhe për të përfaqësuar me krenari komunitetin shqiptar në një forum të nivelit të lartë ndërkombëtar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb