Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi, publikon një mesazh në “Facebook”, i cili tregon se në testin e Maturës Shtetërore të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ka pasur kopje dhe nxënësit me nota të ulëta gjatë shkollës kanë arritur të marrin vlerësim të lartë në test.

Në denoncimin e tij, ish-deputeti Boçi thekson se “Kopja plasi sheshit dhe ndihma ishte e ngjashme me qeset që shpërndante qeveria për militantët”.

POSTIMI I PLOTE

MATURA E DENONCUAR

Matura e sivjetme vazhdon të na mbajë të gozhduar para lajmeve për xhevahiret që ka prodhuar dhe për katastrofën e dëshmuar në sistemin arsimor.

Ndërsa ministren e lumturon dhe e përkund idiotësia dhe i gënjen trurin Turi, nuk reshtin denoncimet, të cilat tregojnë degradimin absolut të këtij procesi.

Rezultatet kanë përmbysur çdo investim. Notat e marra janë jashtë rrjedhës logjike dhe tolerancës qe lejon zhvendosja nga vlerësimi i vazhdueshëm që ka marrë nxënësi.

Kopja plasi sheshit dhe ndihma ishte e ngjashme me qeset që shpërndante qeveria për militantët.

Me selektim e përcaktim.

Denoncimi i mëposhtëm rrëzon dhe atë pak entuziazëm idiotesk të Shahinit për zgjidhjen me sukses të Turit nga 10 mijë maturantë.

E5f3c3ab 12eb 43f9 8dfe F896b3267385
E5f3c3ab 12eb 43f9 8dfe F896b3267385

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb