Një ish- futbollist i Ganës, Michael Boye Marquaye ka dhënë një deklaratë bombë për një radio vendase pasi ka thënë se është babai biologjik i yllit të Manchester United, Rashford.

Marquaye pretendon se ka pasur një marrëdhënie me nënën e Rashford 22 vite më parë, dhe pikërisht Marcus Rashford është djali i tyre.

Deri tani zyrtarisht Rashford njihet si djali i Robert Rashford, me origjinë nga një ishull i Karaibeve dhe i lindur dhe rritur në Angli.

Por Boye nga ana tjetër pretendon se ai është babai i Rashford, dhe futbollisti e di këtë gjë edhe pse kanë shumë vite pa u parë bashkë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb