Sezoni i shkëlqyer i Lazio-s u zbeh në ndeshjen e fundit kur ekipi dështoi të arrinte të kualifikohej në “Champions League” edhe pse luante për 2 nga 3 rezultatet.

Në Itali opinionistët ,por edhe tifozët e klubit të Lazio-s kërkojnë përgjegjësit dhe emri i Thomas Strakoshës ka qenë ndër të kaluarit. Pyetja që ngrihet është nëse shqiptari duhet të bëjë pjesë në projektin e së ardhmes apo duhet të gjendet një zëvendësues.

Për këtë çështje së fundmi ka folur ish-futbolllisti i Lazio-s, Roberto Rambudi, i cili ka dalë në mbrojtje të 22-vjeçarit.

don

“Strakosha mund të komentohet negativisht për një ose dy performanca, por për të ngritur pyetje rreth aftësive të tij, mund të them se nuk është ai përgjegjësi. Sigurisht që duhet të kërkohet me patjetër një portieri i dytë, që gardiani shqiptar të mos ndihet aq i qetë, por sezoni i ardhshëm duhet të nisi me të”, ka thënë Rambaudi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb