Aktori dhe moderator i njohur amerikan, Nick Cannon, është në pritje të fëmijës së tij të shtatë, të katërtin, vetëm gjashtë muaj.

Ylli hollivudian praktikon marrëdhënie intime me partnere të shumta, me pëlqimin e njohurinë e të gjithëve.

Ai aktualisht është në një lidhje me Abby De La Rosa, Brittany Bell dhe Alyssa Scott. Ai ka një fëmijë me Brittany, e tani pret tre fëmijë me Abby dhe Alyssia, pasi Abby zbuloi para një muaji se është në pritje të binjakëve.

Nick njihet gjithashtu si ish-burri i divës së muzikës pop, Mariah Carey, me të cilën ka binjakë, dhjetëvjeçarët Moroccano dhe Monroe. Nick njihet gjithashtu si ish-i dashuri i Kim Kardashian, ndërsa çifti filloi të shihej në shtator 2006 pas ndarjes së saj me muzikantin Ray J, me të cilin regjistroi video seksuale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: