Teksa në fokus është reforma territoriale, ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume pohoi se harta territoriale është më rendësi dhe në interes të qytetarëve shqiptare. Kume ka shpalosur propozimin e shoqërisë civile, ku sipas tyre zgjidhja më e mirë është ndarja e Shqipërisë në 4 qarqe me numër të barabartë zgjedhësish

Gjatë fjalës së tij, Kume tha se Komisioni i Reformës Territoriale nuk duhet të ketë fokusin vetëm te konfigurimi i hartës, por të nisë ridimensionimi i sistemit që funksionin pushteti vendor në vendin tonë.

“Propozojmë që të trajtohet si o tillë dhe të zgjidhet si pjesë e një procesi të një reforme të thellë. Objekt i kësaj reforme territoriale duhet të jetë i gjithë sistemi. Kërkimi për zgjidhje legjislative që do të bëjë të mundur decentralizimin, e konsiderojmë si nevojë të kohës. Vullneti politik për një reformë të kësaj përmase duhet të jetë i shprehur se sa angazhimi i derisotëm i forcave politike, për të bërë ndërhyrje në hartën territoriale administrative. Ky propozim tashmë i formalizuar si draft-ligj i cili për të marrë fuqi vepruese duhet të pasqyrohet me ndryshime, është depozituar në Kuvend. Ajo që ne pas kësaj do të vazhdojmë të këmbëngulim, është kërkesa që ajo çka është nisur në kuadër të punës që po bën Komisioni për Reformën Territoriale të mos konsiderohet e përfunduar vetëm me një ndryshim të hartës. Por të konsiderohet si nisje e një procesi që ridimensionon sistemin që funksionin pushteti vendor në vendin tonë. Ndarja e Shqipërisë në 4 qarqe me numër të barabartë zgjedhësish do të ishte më i miri. Me rëndësi është, këtë e kemi propozuar, që qarku të vetëqeveriset nga këshilli i Qarkut, pra një Mini-Kuvend. Të kemi 4 qarqe.”, tha Kume.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: