Ish-kryeministri britanik Boris Johnson po shqyrton krijimin e një organizate të re që do të ndihmojë në mbështetjen dhe rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta.

Sipas raportit, Johnson ka ngritur një zyrë në Westminster nga e cila shpreson të fillojë një fondacion. Miqtë e tij thonë se fondacioni mund të mbledhë miliona për të rindërtuar vendin e shkatërruar nga lufta.

Një nga miqtë e Johnson, i cili është i njohur me planet e përshkroi atë si një “Plan Marshall për Ukrainën”, duke shtuar “Boris do të mbledhë shumë para” nga donatorët privatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb