Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, është thirrur për intervistim nga ana e Gjykatës Speciale.

Çeku është thirrur në cilësinë e të dyshuarit. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar vetë Çeku, i cili ka thënë se me datën 28 shtator do të paraqitet në Gjykatë.

“Po jam ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit. Ftesën e kamë marrë dje, ndërkaq me datë 28 shtator do të paraqitem në Gjykatë”, ka thënë Çeku.

Para disa muajve nga prokurorët e Speciales është intervistuar edhe presidenti Hashim Thaçi, pasi më datë 24 qershor 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar njofoi se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që do të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb