Shefi i policisë së prefekturës ku u vra ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe tha se ai “merr përgjegjësinë” për dështimin e sigurisë që rezultoi në vrasjen e tij.
Shefi i policisë së prefekturës Nara, Tomoaki Onizuka tha në një konferencë shtypi të shtunën se personeli i sigurisë së Abe ndoqi planin e miratuar nga ai, raporton BBC.
“Pasi erdhi raportimi i parë mbi incidentin, në orën 11:30 dhe situata u zbulua. Ishte kulmi i fajit dhe keqardhjes që kam ndjerë në 27 vitet e mia në kuadër të zbatimit të ligjit”, tha ai. “E ndjej peshën e përgjegjësisë sime”, shtoi Onizuka, ndërsa nuk e fshehu ngarkesën e tij emocionale.
(BalkanWeb)
