Drejtësia japoneze pretendon se ka zbardhur vrasjen e ish-kryeministrit Shinzo Abe vitin e kaluar me armë zjarri, duke paditur një të dyshuar.

Zyra e prokurorit Nara tha në një deklaratë se kishte paditur shtetasin Tetsuya Yamagami për vrasje dhe armë zjarri pasi Abe u qëllua për vdekje më 8 korrik ndërsa mbante një fjalim fushate në një rrugë të qytetit.

I dyshuari, Yamagami i është nënshtruar një vlerësimi psikiatrik në Nara që nga arrestimi i tij vitin e kaluar për të përcaktuar nëse ai është mendërisht i aftë për të dalë në gjyq. Mediat vendase kanë raportuar se vlerësimi i periudhës së paraburgimit të tij ka skaduar ditën e martë.

Autoritetet japoneze kanë deklaruar se i dyshuari është ndalur në vendngjarje dhe ka pranuar se ka qëlluar Abe.

Abe ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare dhe gjatë karrierës së tij politike ka qenë, ish-udhëheqësi i Partisë Liberal Demokratike dhe kryeministri më jetëgjatë i Japonisë. Ai ka mbajtur detyrën nga 2006 në 2007 dhe përsëri nga 2012 në 2020, përpara se të jepte dorëheqjen për arsye shëndetësore.

Vrasja e tij në mes të ditës tronditi Japninë dhe mbarë botën.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: