Drejtori sportiv i Olympiakos dhe ish-sulmuesi i Juventusit, Darko Kovacevic foli për TuttoJuve.com për ndeshjen e nesërme në Kupë,  kundër Lazios.

“Pres një ndeshje në të cilën Lazio do të sulmojë që në fillim për t’u futur sërish në lojë, pasi ka pësuar 2 gola në aktin e parë. Do të jetë e komplikuar, sepse Juventusi do të zërë mirë hapësirat dhe do të kundërsulmojë kur të ketë mundësi, për shkak të fitores në Torino.

Vlahovic? Nëse do të varej vetëm nga unë, nuk do ta shisja kurrë. Ai është një sulmues i nivelit të lartë, ndër më të fortët” – Tha Kovacevic.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb