Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka treguar në Komisionin e Inceneratorëve se përse dikasteri i drejtuar prej ty ka qenë kundër me materialin e paraqitur për Inceneratorin e Elbasanit.

Ai ka thënë se ishte emergjencë dhe për të miratuar duhej ndërhyrja e qeverisë, e cila ndërmori një vendim të tillë me anë të një VKM-je.

“Se pari, ne thamë qe ne materialin qe ju keni paraqitur, relacionin nuk jepet argumenti financiar. I themi qe ju nuk jeni bazuar ne ligj lidhur me koncesionet dhe prokurimet publike.

Ky projektvendim ne dijeninë time nuk eshte miratuar.
Sa i takon financimit, koha ecte ose do behej ose nuk do behej.

Ishte emergjence, mbledhja e mbeturinave. Kjo mbase ka sjelle qe gjerat te përshpejtoheshin.

Sepse po te kalohej buxheti dhe nuk do kishte reagim, do hynte ne fuqi pas buxhetit dhe rutina merrte kohen e vet.

Ministria e Financave ka marre ate projektvendim, e ka refuzuar për tre arsye.
E treta, arsyeja financiare dhe përmbushja e detyrimeve nga kompania.

Kërkonim qe te dyja palët te ishin ne gjendje qe te përmbushini detyrimet.

Që të përfshihej ose jo, duhej që qeveria të angazhohej sepse buxheti është një akt madhor sepse aty vendoset politika ekonomike për vitin e ardhshëm dhe afatmesëm. Lidhur me atë që ju thoni se me VKM është miratuar kjo procedurë e veçantë.

Këtë nuk e di. Sepse ministria e Financave ka qenë kundër që të vendoset procedurë tjetër. Unë, në dijeninë time, besoj se jam i sigurt që nuk ka VKM që të miratojë ëtë procedurë jashtë ligjit”, tha Cani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb