TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka hapur një temë diskutimi, duke iu referuar aktivitetit të zhvilluar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta në Grykën e Rugovës.

Ai thotë se Presidentit i pëlqejnë sportet ekstreme ndërsa kryeministrit pushteti ekstrem por bën çudi si është puna.

“Si është puna!
Presidentit i pëlqejnë sportet ekstreme.
Kryeministrit pushteti ekstrem.
Të gjithë të tjerët duhet të gjejnë “ekstremin” e tyre që ju pëlqen. Nëse nuk e gjejnë, duhet të gëzohen për ekstremin e tjetrit.
Asgjë normale…
Ekstrem…”, vëren Manjani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb