Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka folur për epokën e re në SHBA me Presidentin e ri Joe Biden.

Shehu thotë se tek Biden nuk ka dyshime e improvizime, pasi ka linja të qarta politike si për BE dhe për Ballkanin.

Sipas Shehut, Biden është europeist dhe Ballkanin e sheh si perëndim të gjithin. Për ish-ministrin e PD Presidenti i ri i SHBA do të influencojë në proceset europeiste dhe integruese në Ballkan.

“Joe Biden përfaqëson vlera të shumta madhore, jo vetëm të SHBA, por vlera që lidhen me luftëra për liri, liberalizëm. Ai eshte nje politikan konseguent, pa dyshime dhe improvizime.
Figurë emblematike në SHBA, qoftë si senator, zv/president e president. Është figurë me potencial jashtëzakonisht të madhe, është orator i mrekullueshëm, bindje të mëdha demokratike. I përket një rryme centriste, njeri i cili bazon dhe vlerëson vlerat morale, lirisë e demokracisë. Ka treguar qartësisht në kundërvënien që i ka bërë diktaturave, represioneve, dhe dua të përmend kundërvënien ndaj Millosheviç. Fjalimi rrëqethës për shqiptarët, për rrezikun që përbënte Milloshevicc për rajonin.

Joe Biden është europeist, i jep rëndësi forcimti të BE, e sheh BE si aleat të SHBA në mbrojtje të vlerave e demokracive në botë, lirive në botë. E sheh BE jo si konkurrent por partner të ngushtë, të afërt, të domosdoshëm për të arritur qëllimet demokratike. Ka punuar për forcimin e BE, kohezionin e BE. Ka një vlerësim dhe e kupton rolin e NATO, si forca ruajtëse, jam i bindur që do luajë një rol në NATO. Ka vizion të qartë demokratik, dhe është anti-populist.

Joe Biden kupton që demokracia nuk bazohet mbi populizmat. Është një nga luftëtarët më të mëdhenj të demokracisë. Do i japë një zhvillim të madh të brendshëm Amerikës. Joe Biden do japë një vizion të ri. SHBA fytyrë të re, nuk them që s’ka. SHBA ka traditë të madhe vlerash demokracie. Ka rol absolut në mbrojtje të vlerave në gjithë botën. Kjo është fytyra e SHBA. Në momente të caktuara janë rolet e individëve, që forcojnë këto vlera, i shtojnë këto vlera, i çojnë në një drejtim. Është njeriu i asaj që do e rivendosë SHBA në piedestal, në rol botëror. Biden nuk është nga ata që SHBA ka rol mbyllës. Nuk e shikon që SHBA duhet të fokusohet vetëm tek problemet e brendshme. Ka vizion të tillë që sheh zhvillimin e SHBA të brendshëm dhe të hapur.

Joe Biden do jetë një President që do i kushtojë vëmendje Ballkanit. Që Senator i jepte vëmendje dhe zhvillimit demokratik të Ballkanit, shtypjes së represioneve, i jepte rëndësi integrimit europian. Ballkanin e sheh në perëndim, kjo është politika e tij. Ai do koordinojë me politikat, do influencojë në të gjitha proceset demokratike, europeiste, integruese në rajonin tonë. Ballkani është i rëndësishëm, ka pozicion strategjik të rëndësishëm. Duhet parë në këtë mënyrë si pozitive në rajon Biden si President i SHBA. Rajoni po kalon momente delikate, ka interferenca, dyzim. Ka vatra të forta të krimit, organizata kriminale që duan të ndalin integrimin europian, ashtu si dhe interesa të tjera. Do jetë mbështetës i europeizmit dhe integrimit të Ballkanit.

Biden është i lexueshëm, nga aktiviteti i tij, është konsekuent dhe konstant. S’ka bërë halucinacione, ka linja të qarta politike. Dëgjoni fjalimet i ka të qarta. Joe Biden është luftëtar i mbrojtjes së vlerave.”- tha Shehu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb