BUKURESHT– Ioan Talpes, ish-shefi i shërbimit të jashtëm sekret rumun (SIE), nuk përjashton praninë e të ndaluarve në një qendër tranziti të CIA-s në Rumani, duke siguruar se Bukureshti nuk ka qenë në dijeni të aktiviteteve të kryera nga amerikanët në këtë qendër.

“Ka pasur një qendër që drejtohej nga amerikanët që prej fillimit, por pala rumune nuk ka qenë e interesuar për atë që bënin amerikanët, vetëm për t’u treguar atyre se mund të na besonin”, deklaroi Talpes.

“Është e mundur të ketë pasur një apo dy qendra. Nëse ka pasur, ka qenë një qendër ku dërgoheshin të ndaluarit. Është e sigurt që ne nuk kemi pasur dijeni për praninë e të ndaluarve”, nënvizoi Talpes, këshilltar i sigurisë së ish-presidentit, Ion Iliescu në vitet 2000-2004.

Sipas tij, pas 11 shtatorit 2001, ndërkohë që Bukureshti priste të merrte dritën e gjelbër për t’u integruar në NATO, diskutimet mes Rumanisë dhe SHBA u përqendruan në qendrën mbështetëse për CIA-n, ku këta të fundit mund të organizonin aktivitete që dëshironin t’i kryenin në territore të vendeve të tjera.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: