Ish-kreu i SHIK-ut shqiptar, Fatos Klosi ka rrëfyer për emisionin “Zona Express” detaje interesante nga lufta e Kosovës. Kur bëhet fjalë për armatimet, Klosi e pranon që UCK-ja është furnizuar me armë nga Bosnja, Serbia e Kroacia. Ai shton se edhe Shqipëria ka kontribuar, por zyrtarisht një gjë e tillë nuk është vërtetuar.

“Armët kanë qenë të ardhura nga Bosnja, Sllovenia, por u blenë edhe në Shqipëri, por kjo zyrtarisht nuk është vërtetuar asnjëherë. Dua të them se armatimi kryesor u ble nëpër Europë”,- tha Klosi.

Sipas tij, UCK-ja është detyruar të blejë armë edhe nga Serbia. “Pati një periudhë kur ne e bllokuam furnizimin, në kohën kur Majko ishte kryeministër u detyruan të korruptojnë njerëz me para dhe gjetën njerëz edhe në Serbi, sidomos në kufizon me Bosnjën”,- tha ai më tej.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: