Fillimisht e kemi njohur në daljet e saj në “Zjarr Tv” duke dhënë lajmet topless dhe shkaktoi jo pak bujë për këtë mënyrë inovative të dhënies së lajmeve.

Tashmë ajo është pjesë e kastit të “Apartamentit 2XL”, si aktore humori, por Eliona Pitarka vijon të jetë mjaft seksi dhe duket se nuk do t’i lërë çmenduritë.

Ajo ka postuar një video në rrjete sociale, ku është duke realizuar tatun e saj të tretë. Se çfarë tatuazhi ka realizuar Eliona nuk ka dashur ta tregojë.


(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: