TIRANE

Eliona Pitarka është gati për rikthimin në ekran. Vitin e kaluar ajo ‘braktisi’ aktrimin për moderimin, duke qenë bashkëprezantuese në emisioni e mëngjesit “Herët në MCN”, të cilën e prezantoi së bashku me gazetaren Etelina Nikolla.

Më pas, Eliona u bë nënë për herë të dytë dhe bëri një shkëputje nga ekrani. E në sezonin e ri televiziv ka gati rikthimin.

Ajo i është bashkuar spektaklit të humorit “Portokalli”. Lajmin e ka zbuluar Xhemi Shehu e cila ka shpërndarë në Instagram një video të saj dhe Visjanit gjatë mbledhjes.

Teksa e ka ripostuar në profilin e saj, Eliona shkruan: “Mirë se ju gjeta.”

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: