Albert Krasniqi, biznesmeni që dyshohet se u vra pasditen e sotme nga babai i tij Skënderi në Prishtinë, ka qenë në kërkim nga Policia e Kosovës në lidhje me një rast të dhunës fizike ndaj Besa Gashit, ish-bashkëshortes së tij.

Vrasja ndodhi pas një përplasje që ai ka pasur paraprakisht me babanë e tij, i cili i kishte kërkuar që të dorëzohej në polici pasi ai kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij, Besa Gashin.

Krasniqi ishte i kërkuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas tashmë të tij, ish-miss Kosovës, Besa Gashi, me të cilën çifti ka dhe një vajzë. Madje Policia kishte bastisur shtëpinë në kërkim të tij.

Para dy ditësh, u dha lajmi edhe mbi ndarjen e çiftit, të cilët vendosën t’i japin fund martesës së tyre disa vjeçare, shkruan Reporteri.net.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb