SHBA- Ish-zëvendëspresidenti amerikan Dick Cheney tha dje se agresiviteti i marrjes në pyetje të të dyshuarve të CIA-s nuk ishte torturues, dhe se dha rezultat në frenimin e terrorizmit.

Ndërkohë ish-avokati i Departamentit të Drejtësisë John Yoo tha se privimi i gjumit, të ushqyerit përmes zorrëve, dhe trajtim tjetër i ashpër, i përshkruar në një raport të Senatit për torturat e CIA-s, mund të shkelë ligjet e anti-torturës.

“Ata në mënyrë specifike kanë autorizuar dhe miratuar metodat e dhunshme të marrjes në pyetje”, tha për televizion NBC Dick Cheney. Ai tha se nuk ishte i shqetësuar, pasi sipas tij programi torturë kishte frenuar terrorizmin, dhe tha se nuk kishte asnjë keqardhje. “Unë do të bëjë atë përsëri, menjëherë”, tha ai.

Ndërkohë nga ana tjetër ish-kreu kundër terrorizmit i CIA-s Jose Rodriguez, u shpreh se “Askush nuk ka torturuar askënd”. Ai vuri në pikëpyetje nëse gjetjet e raportit ishin të besueshme, të dhëna këto që janë prodhuar vetëm nga demokratët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb