Dy mjete janë djegur në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, në fshatin Bardhaj.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se në oborrin e banesës së shtetasit me inicialet M. N., 29 vjeç, janë djegur plotësisht 2 mjete të parkuara, në pronësi të shtetasve G. K. dhe M. K.

NJOFTIMI
Më datë 20.04.2022, rreth orës 03:00, në fshatin Bardhaj, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetasit M. N., 29 vjeç, janë djegur plotësisht 2 mjete të parkuara, në pronësi të shtetasve G. K. dhe M. K.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të djegies së mjeteve dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: