Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë. Një person ende i paidentifikuar ka thyer me sende të forta ose gurë, xhamat e pasmë të katër makinave.

Ngjarja ndodhi përgjatë natës në lagjen “28 Nëntori”. BalkanWeb mëson se automjetet kanë qenë të parkuara përballë bibliotekës “Shefqet Musarai”. Dy prej mjeteve janë të llojit ‘Benz’, një prej tyre me targa të huaja.

Dy mjete të tjera janë larguar nga vendi i ngjarjes mëngjesin e sotëm. Ndërkohë, grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodheshin në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur identifikimin e autorit/ve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb