SHKODER– Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit ka zhvilluar sot një kontroll në zonën e Shkodrës, ku ka sekuestruar një kamion me 10 m3 trupa ahu. Lënda drusore ishte e ngarkuar në një kamion pa targa, ndërsa nga operacioni i Inspektoriatit është ndaluar drejtuesi i kamionit dhe i është vendosur gjobë prej 100 mijë lekësh.

Ndërkaq, në njoftimin e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit theksohet se po vijojnë inspektimet edhe Korçë, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan.

Në ditët në vijim, aksioni i inspektorëve të ISHM pritet të shtrihet edhe në zona të tjera të vendit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb