Instituti i Shëndetit Publik nuk i ka as mjetet dhe as njohurit për të identifikuar në analizat që kryen variantet e reja të COVID-19 të përhapura në disa vende të Europës e më gjerë. Fakt ky që pranohet indirekt nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Numri një i Shëndetësisë thotë se stafet po trajnohen dhe se po punohet ngushtësisht me autoritetet turke nga ku pritet të vijë një ngarkesë me kite të posaçme për identifikimin e varianteve të reja.

 

Një ditë më parë ministrja e Shëndetësisë u shpreh se ka arsye të besueshme që dëshmojnë ekzistencën e varianteve të reja në mesin e popullatës së infektuar në Shqipëri dhe se mostrat e dyshuara ndodhen në laboratorët e referencës në Gjermani nga ku pritet konfirmimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: