Tashmë te Tirana mund të flenë të qetë dhe të vijojnë rrugën e tyre drejt titullit kampion me etapën e radhës nesër në orën 17:00 në stadiumin “Gjirokastra” kundër Luftëtarit vendës. Kjo sepse pak çaste më parë klubi bardheblu ka bërë me dije nëpërmjet burimeve zyrtare se në përgjigjet e marra nga Instituti i Shëndetit Publik, të gjithë lojtarët dhe stafi kryeyqtetas kanë dalë negativë në testet me tamponë të kryer mëngjesin e sotëm.

Ditën e djeshme një shkresë e ardhur në zyrat e Tiranës trembi jo pak opinionin pasi do të kryhej një “hetim epidemiologjik” nga ana e ISHP-së pasi bardheblutë u kthyen nga Bylisi ku pat rezultuar një rast pozitiv ndaj koronavirusit, ai i Eridion Qardakut, i infektuar në vendlindjen e tij, Shkodër. Fatmirësisht çdo gjë është mbyllur mirë dhe Tirana tashmë mund të përqëndrohet e qetë në 90 minutëshin e radhës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb