Detaje të tjetra kanë dalë në dritë nga vetëvrasja e Fatbardha Likramës.

Në një prononcim ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores dhe autores Evis Ahmeti në News24, vjehrra e gruas, Violeta, ka treguar marrëdhënien që kishte me të. Ajo tha se nusja e djalit e kishte respektuar dhe s’kanë pasur probleme, ndërsa shtoi se debatet me djalin e saj, kanë ndodhur muajt e fundit.

Sipas Violetës, kohët e fundit Bardha ishte e lodhur dhe e rënduar psikologjikisht, pasi të dy djemtë i kishte të sëmurë.

“Unë skam komunikim fare me njerëzit e Bardhës. Edhe Bardha vetë nuk flisnin me të. Nuk i hapnin derën. Flisnin nëpër telefonë, Bardha me motrën dhe vëllanë, ziheshin. Ne kemi disa vite me të. Nuk e shaj, ka qenë e mirë. Ajo dy muajt e fundit u sëmur. Me mua nuk zihej, s’më shante. Rrinte shtri, vinte nga puna rrinte shtri. Rënkonte. Unë e pyesja se çfarë kishte, por s’më tregonte. E pat të gjithën nga djali që ishte sëmurë, të dy sëmurë i ka. I thashë që të shkonim të dy te doktori.

Por nuk dëgjoi, sepse kishte punë. Erdhi një ditë nga puna herët, e pyeta më tha që nuk kishte fuqi. Ajo kishte disa ditë që u ishte sëmurë, ikte pa pyetur. Vinte djali dhe nuk e dinte ku ikte. Ishte grua e ndershme, e mirë. Kemi shkuar mirë me të. Isha këtu ditën kur u zu me djalin. Nuk ndërhyra. Ata shkonin mirë, dhe i thosha që t’i shkon me djalin ashtu siç shkoja unë me burrin. Një ditë erdhi policia. Fola me gocën telefon dhe i thash që ka ardhur Policia dhe e kanë thërritur. Shkoi çuni në degë atë natë. S’i takova dot. Unë i kërkova nipit që ta merrte nënën se ajo u largua. Ditën që u hodh s’pashë të kishte gjë në dorë momentin kur kreu aktin. Vetëm kur më thërriti komshia. Nuk dëgjova asgjë.

Më thërriti komshia që Bardha ishte në mes të rrugës. Unë e shkunda, e thërrita, por s’më foli. Po që të kemi bërë sherr me Bardhën… S’ishte e keqe, pse të them kot. Ajo na respektonte. Ishte nikoqire për shtëpi, nuk hedh asgjë. Atë në qafë e mori motra e vet”, tha vjehrra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb