TIRANË

Momente paniku në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Policia e Tiranës informon zyrtarisht se rreth orës 15:30, në rrugën Ali Demi, ka marrë flakë në pjesën e motorrit një mjet i parkuar.

Shërbimet e zjarrfiksës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: