Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3 të qytetit, teksa automjeti tip “Benz B Class” ishte i parkuar para shtëpisë së pronarit.

Njerëzit afër vendit të ngjarjes kanë njoftuar zjarrfikësen dhe policinë, duke thënë se kishin dëgjuar një shpërthim në momentet e para.

Zjarrfikësja në vendin e ngjarjes ka shuar flakët, teksa policia ka kryer veprimet hetimore e procedurale për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: