Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka rrëfyer një detaj gjatë kohës që Eldi Dizdari u arrestua në Emiratet e Bashkuara për llogari të drejtësisë italiane.

Në një intervistë në ABC, Hoxha tha se gjatë kohës që Dizdari ndodhej në burg, u pushuan nga puna 20 punonjës të institucionit, pasi u akuzuan se ata ishin korruptuar me 1 milionë dollarë.

Sipas gazetarit, Dizdari ishte i privilegjuar pasi i shkonin në burg ushqime nga restorantet më të mira në Dubai, takohej shpesh me familjarët edhe pse ishte koha e Covid, si dhe brenda në burg arriti të fusë një telefon që kishte një program të kriptuar.

“Gjatë kohës që ai ka qenë në burg në Dubai, ka patur një ngjarje tjetër, janë arrestuar 22 punonjës të burgut ku mbahej Dizdari për shkak të akuzave për korrupsion. Ata akuzohen se e kanë ulur nivelin e sigurisë, duke lejuar që Dizdarit ti shkonin ushqime nga restorantet më të mira në Dubai, të takohej më shpesh me familjarët, së treti ai kishte mundur të fuste brenda burgut një telefon i cili punonte me një program të kriptuar, i cili përdorej gjerësisht nga bota e krimit. Ishte një program që e futi FBI Amerikane”, tha Hoxha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb