Po mbushen plot dy muaj nga rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja e Jan Prengës në Kamëz, por pavarësisht kohës së gjatë që ka kaluar, kërkimet policore për gjetjen e trupit të pajetë të 49-vjecarit nuk kanë dhënë rezultat.

Ndërkohë, dita-ditës zbardhen detaje të reja që tregojnë për motivet e rrëmbimit të babait të 3 fëmijëve. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, gruaja e 49-vjecarit ka shpjeguar se ditët e fundit përpara se Jani të rrëmbehej, ishte i shqetësuar, për arsye që ajo nuk i ka të qarta.

“Me Janin jam e martuar prej 27 vitesh dhe kemi 3 fëmijë. Me 17 janar rreth orës 17:30 dolëm me Janin dhe pimë një kafe ne lagje dhe u kthyem në shtëpi. Ai qëndroi disa kohë dhe doli duke më thënë se kishte punë tek toka në bashki dhe në bankë. Në orën 10.30 fola sërish me të dhe më tha se sapo të mbaronte pune në Bashki do të kthehej në shtëpi. Pas këtij moment nuk kam komunikuar me të. Dua të shtoj se Jani nuk kishte probleme më askënd dhe nuk kishte as borxhe vetëm një kredi që e paguante rregullisht. Jani nuk kishte problem me alkoolin si dhe nuk përdorte lëndë narkotike. Vëllezërit e tij jetojnë në Angli dhe për krishtlindje na vizitoi njëri prej tyre. Dy ditët e fundit, ai ishte shumë i shqetësuar, kishte pagjumësi, por për këto shqetësime nuk më tha asgjë”, ka thënë Marie Prenga, bashkëshortja e 49-vjeçarit.

Nëna e 3 fëmijëve, shpjegon më tej se nuk ka parë asnjë mjet apo person të dyshimtë që ti ndiqte gjatë kohës që kanë qenë bashkë. Babai dhe nëna e pengut, thonë se djalin e tyre e takuan një ditë para se të rrëmbehej, pasi shkuan për drekë në shtëpinë e tij. Ata thonë se I biri nuk kishte asnjë shqetësim dhe se njërin nga djemtë e kanë të arrestuar në Angli për çështje droge. Policia ka marrë edhe dëshminë e bashkëpunëtorit të Jan Prengës. Ai thotë se së bashku kanë pasur një mobilieri, por u ndanë në biznes pa probleme, ai ngre dyshime se 49-vjeçari mund të ketë pasur borxhe, nga mënyra sesi ai komunikonte me persona të ndryshëm.

Rrëmbimi i Jan Prengës u urdhërua nga grupe kriminale që u përplasën për një sasi të madhe droge që u zhduk në Britaninë e madhe nga vëllai i tij. Sipas policisë, organizatori kryesor i rrëmbimit është Gentian Doci Fuqini nga Shkodra bashkë me disa familjarë dhe miq të ngushtë të tij, si dhe Dritan Rexhepi një emër i njohur i botës së krimit që ndodhet në burg në Ekuador prej 2014.

Vëllai i Prengës, pasi u kontaktua nga Doçi dhe Rexhepi e ktheu gjysmën e sasisë së drogës dhe pagoi shumën prej 700 mijë paundësh, por pengu u vra dhe u zhduk. Hetuesit thonë se vlonjati Dritan Rexhepi kishte hyrë garant që nëse droga kthehej pengu do të lirohej, por në momentin që i dolën nga fjala ai i tregoi familjes Prenga emrat e rrëmbyesve.

Pas rrëmbimit Jan Prenga u dërgua në Golden Resort në pronësi të altin Hajrit, i cili C76XZWështë shpallur në kërkim ndërsa familjarë të tij janë në arrest si të dyshuar për ngjarjen e rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb