KRUJË

Policia e Krujës njofton se ka arritur të gjejë një 34-vjeçar, i cili ishte larguar nga banesa.

Uniformat blu thanë se kanë gjetur shtetasin Defrim Tara 34 vjeç, person me probleme mendore dhe e kanë dërguar pranë banesës së tij.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Në lidhje me largimin  nga banesa të shtetasit Defrim Tara, 34 vjeç, i sëmurë me probleme mendore.

Policia bën me dije se ky shtetas është gjetur në afërsi të fshatit Mafsheq, Krujë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe u dorëzua familjarëve. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon median dhe qytetarët për bashkëpunimin.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb