Gjykata e Apelit të Tiranës ka rikthyer në burg Marson Murataj.

Murataj, ka qenë menaxher shitjesh në kompaninë “Ziku”, ku u zbulua dhe një sasi kokaine që vinte nga Ekuadori.

Ai ishte dërguar në arrest shtëpie nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa ajo e Apelit vlerësoi se Murataj duhet të rikthehej sërish në burg.

Kujtojmë se në janar të këtij viti në kompaninë “Bana King”, u gjet një sasi prej 119 kg kokaine, e cila ishte fshehur në shtatë arka.

Origjina e drogës ishte nga Ekuadori, ndërsa itinerari që kishte ndjekur ishte përmes Italisë dhe më pas në ambientet e kompanisë “Bana King”, ku u zbuluan dhe 119 kilogramët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb