ELBASAN- Blutë e Elbasanit kanë ndaluar provizorisht me qëllim ekstradimi një 37-vjeçar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Sipas burimeve zyrtare është ndaluar shtetasi Kujtim Avduli, pasi ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe dyshohet të jetë autor i vrasjes para një viti të një shtetasi të huaj nga Senegali. Lidhur me këtë çështje Gjykata e Torinos ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Vrasjes” dhe “Mbajtjes pa leje te armëve të zjarrit”. Ndalimi i tij provizor u bë me qëllim ekstradimi në Itali.
(m.k/BalkanWeb)