E shpallur në kërkim në aferën e inceneratorëve, Stela Gugallja paraqitet në gjykatën austriake. Gugallja ishte shpallur në kërkim nga SPAK për këtë aferë, së bashku me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Prokuroria e Posaçme është njoftuar se në Gjykatën e Vjenës, në Austri, është duke u kryer procedura e ekstradimit të shtetases Stela Gugallja, nga Austria në Shqipëri, në zbatim të urdhrit të kërkimit ndërkombëtar për këtë shtetase.

Për këtë qëllim, Prokuroria e Posaçme ka përcjellë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e ekstradimit.

Deri në këtë moment nuk jemi njoftuar nga autoritetet austriake të drejtësisë për ecurinë e mëtejshme të procedurës së ekstradimit.

Kujtojmë që për aferën e inceneratorëve prapa hekurave janë edhe disa ish-zyrtarë të lartë shtetërorë, si ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb